ASIG në bashkëpunim me Shërbimin Gjeologjik Shqiptar ka publikuar në Gjeoportalin Kombëtar, për temën “Gjeologjia”, hartat tematike për qarqet: Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Vlorë. Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://geoportal.asig.gov.al/map/?auto=true

  Apliko tani !

- Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.

- Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike.

- Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.

- Pasi të informoheni gjerësisht rreth programit dhe pas konsultimit të profileve të kërkuara, mund të vijoni me plotësimin e formës së aplikimit. Një nga dokumentet kryesorë që duhet të plotësoni është letra e motivimit 

 Nga eventi i organizuar në kuadër të Javës së Inovacionit 2017 në ambientet e Universitetit "Polis" ku u prezantua Gjeoportali i Ri Kombëtar  i zhvilluar nga ASIG në përputhje me standardet europiane të direktivës INSPIRE, ku morën pjesë përfaqësues të Botës Akademike, përfaqësues të Instutucioneve Shtetërore si dhe përfaqësues të Subjekteve Private.

Fotografimi ajror i terrenit është baza gjeografike në kuadër të krijimit të planeve të qëndrueshëm të zhvillimit, të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të infrastrukturës sociale dhe standardit të jetesës. Për zbatimin e planeve të zhvillimit, studimin e fizibilitetit dhe projektet e detajuara, si dhe ruajtjen e mjedisit, informacioni i përditësuar gjeohapësinor është shtylla kryesore e këtij procesi.

Fotografimi Ajror Dixhital, i cili do të prodhohet nga projekti i financuar nga Qeveria Shqiptare në kuadër të projektit “Krijimi i infrastrukturës kombëtare të të dhënave hapësinore në Republikën e Shqipërisë”, do të jetë padyshim informacioni kryesor për krijimin e një harte të re të unifikuar të Republikës së Shqipërisë, e cila është domosdoshmëri për krijimin e informacionit topografik për shume institucione shqiptare si: Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ALUIZNI, Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit si dhe cdo njësi e qeverisjes vendore.

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) nënshkroi më datë 25.01.2017 procesverbalin mbi dakortësinë e marrëveshjes së bashkëpunimit me JICA (Japan International Cooperation Agency) për projektin mbi “Informacionin Gjeohapësinor për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit në zonën me intensitet të lartë zhvillimi Tiranë-Durrës”.
Ky projekt parashikon krijimin e hartave dixhitale në shkallë të mëdha për trekëndëshin ekonomik Tiranë-Vorë-Durrës sipas metodikave dhe standardeve bashkëkohore të përdorura në Japoni, si dhe transferimin e teknologjisë, ku përfshihen infrastruktura harduerë dhe softuerë, si dhe trajnimi i punonjësve të ASIG. Nga ky projekt përveç ASIG janë përfitues të gjitha autoritetet publike qendore dhe lokale të cilat kanë si bazë të aktiviteteve të tyre informacionin hartografik.