Përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor ( ASIG), vizituan ambientet e Institutit Gjeografik Ushtarak të Firences, ku u njohën me historinë e këtij institucioni, që nga momenti i krijimit, materialet që disponon, si dhe teknikat e punës së tij. Qëllimi i vizitës ishte interesi i ASIG, për t’u njohur dhe për të mundësuar marrjen e materialeve hartografike dhe fotografive ajrore për Republikën e Shqipërisë, të krijuara në vite, duke filluar nga viti 1928. Pasi të na vihen në dispozicion, këto materiale, do të publikohen në Gjeoportalin Kombëtar dhe do të jenë në funksion të institucioneve dhe publikut.

Vlen të theksohet se Instituti Gjeografik Ushtarak Italian (IMGI) është zyra mbështetëse gjeografike e ushtrisë italiane.

ASIG ka ndërtuar dhe publikuar në Gjeoportalin Kombëtar shtresën “MDT (2015-2017) 3D”për temën “Modeli Dixhital i Terrenit”.

Informacioni gjeohapësinor i publikuar është në përputhje me standardin e miratuar për temën përkatëse dhe i vjen në ndihmë institucioneve publike dhe specialistëve të fushës, për kryerjen e punimeve të ndryshme topografike. Për më shumë informacion mund të klikoni në linkun:

https://geoportal.asig.gov.al/map/?auto=true