width=

Në ambientet e sallës Europa u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm znj. Vilma Tomço dhe një grupi profesorësh të Departamentit të Gjeodezisë, në Fakultetin të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Universitetit Politeknik të Tiranës, në funksion të realizimit të doktoraturave të cilat kanë të bëjnë me Referencat Gjeodezike Horizontale dhe Vertikale.

Gjatë këtij takimi u diskutua situata aktuale e rrjeteve përbërëse të KRGJSH-së si dhe njohja me realizimin për herë të parë në Republikën e Shqipërisë të llogaritjes së gjeodit gravimetrik "ALB-Geoid23.v1".

Përfaqësuesit e ASIG shprehën gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me kandidatët për doktorantë nga ky departament.