width=

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor(ASIG) në funksion të realizimit të objektivave të tij për ndërtimin e rrjeteve përbërëse të Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), në kuadër të projektit “Ndërtimi i Kornizës Referuese Gjeodezike, FAZA III” zhvilloi në ambientet e Sallës Europa një takim me ekspertë të fushës së gravimetrisë dhe gjeoidit, nga Universiteti Aristotle i Selanikut (AUTh), Greqi.

Ekspertët e ASIG nga Sektori i Kornizës Referuese Gjeodezike, Drejtoria e Gjeodezisë dhe Hartografisë diskutuan me profesorët e AUTh situatën aktuale të të dhënave gravimetrike, teknikat e llogaritjes dhe vlerësimit të gjeoidit sipas metodave bashkëkohore, dhe realizimin e matjeve gravimetrike relative, për rrjetin e rendit të II-të, me qëllim llogaritjen e gjeoidit gravimetrik "ALB-Geoid23.v1".