Një nga përgjegjësitë themelore të ASIG është krijimi dhe administrimi Gjeoportalit Kombëtar si dhe garantimi i aksesit të publikut dhe subjekteve të intersuara në përputhje me dispozitat e ligjit 72/2012. Ky Gjeoportal është një hap shumë i rëndësishëm në kuadër të Qeverisjes të Hapur (OGP), që në thelb ka politikën e të dhënave të hapura për qytetarët, duke u ofruar shërbime larg burokracisë dhe afër cilësisë. Gjeoportali Kombëtar do të shërbejë për bashkëpunim ndërinstitucional në kuadër të eficiencës në shërbim të qytetarit.
Duke qenë një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, referuar edhe kuadrit ligjor rregullues i cili tashmë është plotësuar edhe me amendimet që u bënë së fundmi, fokusi do të jetë zhvillimi i këtyre shërbimeve online.Në këtë kuadër ASIG ka organizuar disa aktivitete si më poshtë:
27.10.2016 - Mbledhje BIG
10.11.2016 - Takim pranë ALUIZNI-t Lezhë mbi përdorimin e Hartës Unike Dixhitale në procesin e LEGALIZIMEVE
08.02.2017 - Workshop Metadata dhe cilësia e të dhënave
09.02.2017 - Workshop Metadata dhe cilësia e të dhënave
22.02.2017 - Nënshkrimi i marrëveshjes me JICA për kadastrën dixhitale
09.03.2017 - Mbledhje BIG
21.03.2017 - Takim me flotën detare të Durrësit.Krijohet infrastruktura e hartave dixhitale detare! Bazë për zhvillim e porteve
dhe turizmit detar si çdo vend i Mesdheut dhe për të patur kufij detarë të saktë.
05.04.2017 - ASIG merr pjesë në Konferencën e 8-të Infocom World Albania
12.04.2017 - Takim mbi Përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar në Bashkinë Durrës.
24.05.2017 - Mbledhje BIG
15.05.2017 - Prezantimi I Gjeoportalit të ri Kombëtar
14.06.2017 - CLOSING EVENT Në kuadër të mbylljes me sukses të projektit të bashkëpunimit mes Qeverisë Norvegjeze
dhe asaj Shqiptare në lidhje me krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në
Republiken e Shqipërisë