Në mbledhjen e radhës së Bordit për Informacionin Gjeohapësinor –BIG, e zhvilluar në datën 24.05.2017, ASIG prezantoi dokumente të rëndësishme që lidhen me Infrastrukturën Kombëtare të  Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, si:

 - Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri :Tema 'Modeli Dixhital i Terrenit”.

- Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri: Tema “Ortoimazheria”.

- Rregullat për shkëmbimin e grupeve dhe shërbimeve të të dhënave gjeohapësinore mes autoriteteve publike.

- Udhëzues  teknik për planifikimin, realizimin dhe kontrollin e fotografimit ajror dhe skanimit lidar.