Një nga Prioritetet dhe projektet më të rëndësishme të ASIG është implementimi I KRGJSH-2010.
"Korniza Referuese Gjeodezike" apo shkurt KRGJSH, ashtu sikurse është përcaktuar në ligjin nr. 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor”, është baza mbi të cilën mbështetet përcaktimi unik tredimensional i pozicionit të një pike në tokë dhe përbëhet nga:
a) Parametrat themelorë gjeodezikë;
b) Sistemi i koordinatave gjeodezike;
c) Sistemi i lartësive;
ç) Sistemi i koordinatave në plan, i cili mbështetet te koordinatat gjeodezike dhe në projeksionin hartografik;
d) Rrjeti gravimetrik;
dh) Sistemi i emërtesave.
Implementimi I KRGJSH do të garantojë një referencë hapësinore unike e cila do të mundësojë realizimin e sistemeve ndërvepruese të gjeoinformacionit, të cilat nga ana e tyre do të mundësojnë mbledhjen, ruajtjen, përditësimin dhe përdorimin e informacionit me standarte europiane aq të nevojshëm për vendimmarrje në nivel qendror, lokal si dhe në nivel biznesi.