Ju bëjme me dije se në datën 14.06.2017 ASIG organizon “CLOSING EVENT” në ambjentet e ASIG (Godina e Inovacionit) me prani të : Milena Harito Ministër Shteti për Inovacionin dhe Adminstratën Publike, Jan Braathu Ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë , Helge Onsrud  Drejtor i Qendrës për Zhvillimin , lidhur me të Drejtat e Pronësië , pranë "Statens Kartverk"

Ky event organizohet në kuadër të mbylljes me sukses të projektit te bashkëpunimit mes Qeverisë Norvegjeze dhe asaj Shqiptare në lidhje me krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të të Dhënave Gjeohapësinore në Republiken e Shqipërisë.