Bazuar në nevojat dhe kërkesat e shumë autoriteteve publike të cilat i janë  njohur si aktorë për përdorimin dhe përditësimin e tematikave të informacionit gjeohapësinore, ASIG propozoi një fotografim të ri ajror i cili do të shërbejë si hartë-bazë e unifikuar për të gjithë Territorin Shqiptar.Qeveria Shqiptare me  vendim të K.ZH.T. Nr.14, datë 23.9.2014, botuar në fletore zyrtare nr.147/2014 me titull “Krijimi I Sistemit të të dhënave Gjeohapësinore” faza e parë, mori vendimin për realizimin e këtij projekti duke e finacur këtë projekt.

 

Fotografimi Ajror, do të jetë padyshim i dobishëm për njohjen e gjendjes aktuale të veçorive gjeografike shqiptare dhe formulimin e planeve kombëtare lidhur me territorin. Përveç kësaj, është e mundur të kryhen kërkime shkencore dhe të analizohen situata të rëndësishme, duke krahasuar ortofoton ekzistuese të vitit 2007 dhe ato të zhvilluara rishtazi në vitin 2015,

si: erozioni bregdetar, fondi pyjor, zhvillimi i burimeve minerale, ndryshimet e përdorimit të tokës, p.sh. nga tokë bujqësore në zonë e banimit, nga pyll në tokë bujqësore; ndërtesa të reja dhe humbja e ndërtesave, fatkeqësi natyrore, p.sh. rrëshqitjet e tokës apo zjarret në pyje, zbatimi i sistemit të regjistrimit të popullsisë, të sistemit kombëtar të adresave, etj. duke prodhuar Modelin Dixhital të Terrenit, nëpërmjet skaninimit të teritorit (DTS) dhe Ortofoto  RGB/ CIR të cilat do të prodhohen për herë të parë në Shqipëri në këtë trajtë.

Kjo do të jetë faza e parë e krijimit të sistemit të të dhënave gjeohapësinore për të mbështetur zhvillimin dhe menaxhimin rajon

Zona e projektit është 28748 Km katrorë,që përfaqëson sipërfaqen e përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.

Zona e projektit do të jetë e ndarë në 3 lote kryesore me saktësi të ndryshme për fotografimin ajror, skanim LIDAR, krijimin DTM dhe DTS nga skanim LIDAR dhe prodhimin ortofoto  

 

Nr

LOT

ZONE

SIPERFAQE (km2 )

Fotografi Ajrore dhe AT

(GSD në metra)

Ortofoto

1

LOT 1

  Zonë Urbane

1 028

0.08

Nga fotografitë ajrore me GSD 0.08

2

LOT 2

Zonë Rurale

10 340

0.20

Nga fotografitë ajrore me GSD 0.20

3

LOT 3

Zonë Malore

17 380

0.35

Nga fotografitë ajrore me GSD 0.35

 

Nr

LOT

ZONE

Sipërfaqe (km2 )

Skanimi LiDAR  dhe prodhimi DTM

1

LOT 1

Zonë Urbane

1 028

5  pikë/m2

2

LOT 2

Zonë Rurale

9 960

2  pikë/m2

3

LOT 3

Zonë Malore

17 349

1  pikë/m2

 

Ndarja e Lote-ve për Fotografimin Ajror

 

 

  Ndarja e Lot-ve të Skanimit me teknologjine LIDAR

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

TERMA REFERENCE (TOR)

  “ PROJEKTET TEKNIKE PËR RRJETET E KOMBINUARA GJEODEZIKE TË KRGJSH-2010”