1- Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse realizon këto detyra kryesore:

a) Drejton veprimtarinë administrative financiare, administrimin dhe përdorimin e fondeve në dispozicion të institucionit, si dhe për të gjitha transaksionet e tjera financiare që lidhen me nevojat e brendshme të institucionit;

b) Koordinon punën për hartimin dhe zbatimin e Programit Buxhetor Afatmesëm dhe monitoron periodikisht zbatimin e buxhetit;

c) Kryen detajimin e buxhetit dhe numrit të punonjësve në organikë, të miratuar me ligjin e përvitshëm për zbatimin e buxhetit të shtetit;

d) Menaxhon burimet njerëzore dhe koordinon punën me drejtoritë për përgatitjen e organikës dhe respektimin e saj në zbatim të strukturës së miratuar si dhe ndjek zbatimin e procedurave për plotësimin e vendeve vakante të punës në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike;

e) Ndjek në vazhdimësi problemet e zhvillimit të burimeve njerëzore, duke koordinuar hartimin e përshkrimeve të punës dhe kryerjen e vlerësimit për çdo nëpunës të ASIG, sipas parashikimeve të Ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;

f) Monitoron dhe kontrollon zbatimin me korrektësi të rregullave të etikës nga punonjësit e ASIG dhe raporton tek eprorët përgjegjës për shkelje të disiplinës dhe kodit etik të punonjësve në kundërshtim me ligjet dhe Rregulloren e brendshme të ASIG

 

2- Sektorët në përbërje të Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse:

a) Sektori i Financës;  

b) Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse.