1- Drejtoria e GIS-it Kombëtar dhe Gjeoportalit realizon këto detyra kryesore:
a) Drejton, organizon dhe koordinon veprimtarinë e sektorëve që ka në varësi dhe është përgjegjëse për mirëfunksionimin e tyre;
b) Harton dhe implementon standardet shtetërore dhe rregullat uniforme për krijimin e GIS-it, për secilën temë, dhe për krijimin e GIS-it Kombëtar, në përputhje me standardet evropiane përkatëse dhe harton rregullat që lidhen me krijimin, përditësimin, shkëmbimin, aksesin dhe përdorimin e informacionit gjeohapësinor dhe shërbimeve të rrjetit që lidhen me të;
c) Krijon dhe administron Gjeoportalin Kombëtar dhe garanton aksesin e publikut dhe subjekteve të interesuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
d) Administron, nëpërmjet Gjeoportalit Kombëtar, informacionin gjeohapësinor të mbledhur, të përpunuar dhe të përditësuar nga autoritetet publike sipas temave përkatëse;
e) Përgatit draftet e akteve ligjore dhe nënligjore të institucionit sipas problematikave ndërsektoriale;
f) Inicion dhe organizon grupet e punës për draft projektet që lidhen me aktivitetin e sektorëve që ajo mbulon në funksion të implementimit të detyrimeve ligjore dhe Direktivës evropiane (INSPIRE) për gjeoinformacionin.
2- Sektorët në përbërje të Drejtorisë së GIS-it Kombëtar dhe Gjeoportalit:
a) Sektori i GIS-it Kombëtar;
b) Sektori i Gjeoportalit Kombëtar;
c) Sektori i Koordinimit;
d) Sektori i Standardeve të Gjeoinformacionit.