1-Drejtoria e Gjeodezisë dhe Hartografisë realizon këto detyra kryesore:

a) Drejton, organizon dhe koordinon veprimtarinë e sektorëve që ka në varësi dhe është përgjegjëse për mirëfunksionimin e tyre;

b) Drejton dhe organizon punën për hartimin dhe implementimin e projekteve të Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore të funksionimit të ASIG;

c) Inicion dhe bashkëpunon për përgatitjen e akteve nënligjore, udhëzuesve e manualeve të punës, që lidhen me aktivitetin e sektorëve të varësisë së drejtorisë;

d) Bën miratimin ose refuzimin e produkteve hartografike, konform parashikimeve të ligjit nr.72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë" dhe standardeve të gjeoinformacionit;

e) Inicion dhe organizon grupet e punës për draft projektet që lidhen me aktivitetin e sektorëve që ajo mbulon në funksion të implementimit të detyrimeve ligjore dhe Direktivës Evropiane (INSPIRE) për gjeoinformacionin;

f) Ndjek në vazhdimësi marrëdhëniet me partnerë të huaj, koordinon punën me donatorë dhe zbaton urdhrat/porositë e Drejtorit të Përgjithshëm mbi prioritetet e bashkëpunimit ndërkombëtar, sipas specifikave të sektorëve të varësisë

 

2-Sektorët në përbërje të Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Hartografisë:

a) Sektori i Kornizës Referuese Gjeodezike;

b) Sektori i Hartografisë;

c) Sektori i Infrastrukturës së Sistemeve CORS;

d) Sektori i Remote Sensing.