Nr Drejtoria/Struktura CV e Drejtuesve dhe stafi  Detyrat funksionale
DREJTORIA E GJEODEZISË DHE HARTOGRAFISË

a) Drejton, organizon dhe koordinon veprimtarinë e sektorëve që ka në varësi dhe është përgjegjëse për mirëfunksionimin e tyre.

b) Drejton dhe organizon punën për hartimin dhe implementimin e projekteve të Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore të funksionimit të ASIG.

c) Inicion dhe bashkëpunon për përgatitjen e akteve nënligjore, udhëzuesve e manualeve të punës, që lidhen me aktivitetin e sektorëve të varësisë së drejtorisë.

d) Bën miratimin ose refuzimin e produkteve hartografike, konform parashikimeve të ligjit nr.72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë" dhe standardeve të gjeoinformacionit.

e) Inicion dhe organizon grupet e punës për draft projektet që lidhen me aktivitetin e sektorëve që ajo mbulon në funksion të implementimit të detyrimeve ligjore dhe Direktivës Evropiane (INSPIRE) për gjeoinformacionin.

f) Ndjek në vazhdimësi marrëdhëniet me partnerë të huaj, koordinon punën me donatorë dhe zbaton urdhrat/porositë e Drejtorit të Përgjithshëm mbi prioritetet e bashkëpunimit ndërkombëtar, sipas specifikave të sektorëve të varësisë

 

Drejtori i Drejtorisë  CV-Kristaq Qirko(kliko) 
Sektori 1- Korniza Referuese Gjeodezike

Përgjegjës Sektori

Specialist

Specialist

Specialist

Vakant

Oltjon Balliu

Endri Qershija

Luçiano Kasneci

 
Sektori 2- Hartografia

Përgjegjës Sektori

Specialist

Specialist

Specialist

Saimir Burba

Brikena Sinjari

Safete Mihali

Brunilda Tafa

 
Sektori 3- Infrastruktura e Sistemeve CORS

Përgjegjës Sektori

Specialist

Specialist

Vakant

Albin Koçi

Rudens Konomi

 
Sektori 4- Remote Sensing

Përgjegjës Sektori

Specialist

Specialist

Specialist

Specialist

Specialist

Dritan Prifti

Ledia Proko (Aliu)

Martin Rusi

Irisa Shahini

Enis Karanxha

Endri Haxhari

 
2 DREJTORIA E GIS-IT KOMBËTAR DHE GJEOPORTALIT

a) Drejton, organizon dhe koordinon veprimtarinë e sektorëve që ka në varësi dhe është përgjegjëse për mirëfunksionimin e tyre

b) Harton dhe implementon standardet shtetërore dhe rregullat uniforme për krijimin e GIS-it, për secilën temë, dhe për krijimin e GIS-it Kombëtar, në përputhje me standardet evropiane përkatëse dhe harton rregullat që lidhen me krijimin, përditësimin, shkëmbimin, aksesin dhe përdorimin e informacionit gjeohapësinor dhe shërbimeve të rrjetit që lidhen me të.

c) Krijon dhe administron Gjeoportalin Kombëtar dhe garanton aksesin e publikut dhe subjekteve të interesuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

d) Administron, nëpërmjet Gjeoportalit Kombëtar, informacionin gjeohapësinor të mbledhur, të përpunuar dhe të përditësuar nga autoritetet publike sipas temave përkatëse.

e) Përgatit draftet e akteve ligjore dhe nënligjore të institucionit sipas problematikave ndërsektoriale.

f) Inicion dhe organizon grupet e punës për draft projektet që lidhen me aktivitetin e sektorëve që ajo mbulon në funksion të implementimit të detyrimeve ligjore dhe Direktivës evropiane (INSPIRE) për gjeoinformacionin

Drejtori i Drejtorisë  CV-Klaudio Collaku(kliko) 
Sektori 1- GIS-i Kombëtar

Përgjegjës Sektori

Specialist

Specialist

Specialist

Erin Mlloja

Gesina Zenunaj

Behaudin Dobi

Xhesian Balili

 
Sektori 2- Gjeoportali Kombëtar

Përgjegjës Sektori

Specialist

Specialist

Specialist

Eriona Shabani

Artid Hila

Erisa Çarçiu

Vakant

 
Sektori 3- Koordinimi

Përgjegjës Sektori

Specialist

Specialist

Orland Mato

Suada Luca

Eugerta Teqja

 
Sektori 4- Standardet e Gjeoinformacionit

Përgjegjës Sektori

Specialist

Specialist

Vakant

Denisa Kukaj

Vakant

 
3 DREJTORIA E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

a)Drejton veprimtarinë administrative financiare, administrimin dhe përdorimin e fondeve në dispozicion të institucionit, si dhe për të gjitha transaksionet e tjera financiare që lidhen me nevojat e brendshme të institucionit.

b) Koordinon punën për hartimin dhe zbatimin e Programit Buxhetor Afatmesëm dhe monitoron periodikisht zbatimin e buxhetit.

c) Kryen detajimin e buxhetit dhe numrit të punonjësve në organikë, të miratuar me ligjin e përvitshëm për zbatimin e buxhetit të shtetit. Menaxhon burimet njerëzore dhe koordinon punën me drejtoritë për përgatitjen e organikës dhe respektimin e saj në zbatim të strukturës së miratuar si dhe ndjek zbatimin e procedurave për plotësimin e vendeve vakante të punës në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike.

d) Ndjek në vazhdimësi problemet e zhvillimit të burimeve njerëzore, duke koordinuar hartimin e përshkrimeve të punës dhe kryerjen e vlerësimit për çdo nëpunës të ASIG, sipas parashikimeve të Ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Drejtori i Drejtorisë  CV-Ivis Noçka(kliko) 
Sektori 1- Financa

Përgjegjës Sektori

Specialist

Specialist

Magazinier

Xheni Cani (Hyka)

Rilinda Musa

Blerina Bitri

Klajdi Jankulla

 
Sektori 2-Burimet Njerëzore dhe Shërbimet Mbështetëse

Përgjegjës Sektori

Specialist

Specialist

Punonjës pastrimi

Shofer

Alketa Sata

Adanela Aliaj

Paula Ymer (Murthi)

Elona Baçe

Albert Pinari

 
Gjithsej 46 punonjës

 

Regjistri themeltar alfabetik i subjekteve deklarues ne ILDKPKI - ASIG