Në kuadër të bashkëpunimit për implemintimin e projektit “Informacion Gjeohapësinor për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit në zonën me intensitet të lartë zhvillimi Tiranë-Durrës” më datë 19.06.2018 u zhvillua në ambientet e sallës “Europa”, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të ASIG z. Lorenc Çala takimi i parë i Komitetit Koordinues të projektit.

Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në vijim të një bashkëpunimi të suksesshëm, nënshkroi më 26.04.2018 marrëveshjen e bashkëpunimit institucional me Statens Kartverk (Autoriteti Norvegjez i Hartografisë) në zbatim të projektit të financuar nga Qeveria e Norvegjisë për vendet Ballkanit Perëndimor me objekt: “Rritjen e kapaciteteve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor në sigurimin e informacionit gjeografik për përdoruesit " Objektivat e synuara të kësaj marrëveshjeje janë :

1- Rritja e kapaciteteve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor në sigurimin e informacionit gjeografik për përdoruesit.

Ju bëjme me dije se në datën 14.06.2017 ASIG organizon “CLOSING EVENT” në ambjentet e ASIG (Godina e Inovacionit) me prani të : Milena Harito Ministër Shteti për Inovacionin dhe Adminstratën Publike, Jan Braathu Ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë , Helge Onsrud  Drejtor i Qendrës për Zhvillimin , lidhur me të Drejtat e Pronësië , pranë "Statens Kartverk"

Ky event organizohet në kuadër të mbylljes me sukses të projektit te bashkëpunimit mes Qeverisë Norvegjeze dhe asaj Shqiptare në lidhje me krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të të Dhënave Gjeohapësinore në Republiken e Shqipërisë.

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) nënshkroi më datë 25.01.2017 procesverbalin mbi dakortësinë e marrëveshjes së bashkëpunimit me JICA (Japan International Cooperation Agency) për projektin mbi “Informacionin Gjeohapësinor për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit në zonën me intensitet të lartë zhvillimi Tiranë-Durrës”.
Ky projekt parashikon krijimin e hartave dixhitale në shkallë të mëdha për trekëndëshin ekonomik Tiranë-Vorë-Durrës sipas metodikave dhe standardeve bashkëkohore të përdorura në Japoni, si dhe transferimin e teknologjisë, ku përfshihen infrastruktura harduerë dhe softuerë, si dhe trajnimi i punonjësve të ASIG. Nga ky projekt përveç ASIG janë përfitues të gjitha autoritetet publike qendore dhe lokale të cilat kanë si bazë të aktiviteteve të tyre informacionin hartografik.
 

.

Përshëndetje të gjithëve !

ASIG dëshiron të japë një lajmë të mirë për të gjithë komunitetin Gjeodezik.
Kanë filluar matjet gravimetrike absolute në Shqipëri.

Këto matje bëhen për herë të parë në vendin tonë dhe përbëjnë një hap të rëndësishëm dhe fundamental për shkencën aplikative të Gjeodezisë në Shqipëri.

Janë përzgjedhur tre stacione për të kryer këto matje në bashkëpunim me Inst. e Gjeoshkencave, Departamenti i Sizmikës, në stacionin e Shkodrës,Tiranës dhe Sarandës. Aktualisht kanë përfunduar matjet në Shkodër dhe përgatiten për të matur dhe dy të tjerat. Matjet po kryhen nga BEV Austri, me mbështetje financiare nga Qeveria Norvegjeze.
ASIG po koordinon të gjitha punimet si përfituese për palën shqiptare.

Për më shumë informacion do të mbetemi në kontakt.

Page 1 of 2