1. Përgatit dhe mirëmban Infrastrukturën e GNSS me qëllim të ofrojë për përdoruesit të dhënat  fillestare që nevojiten gjatë përdorimit të metodave GPS të pozicionimit global, në kohë reale REAL TIME (RT) apo pas procesit të matjeve POST PROCESSING (PP).

2. Zbaton me korrektësi vendimet e qeverisë dhe udhëzimet/ manualet teknike për funksionimin e sistemit ALBPOS në lidhje me ruajtjen e të dhënave, saktësinë dhe metodologjinë e llogaritjes së pikave të sistemit.

3. Monitoron, identifikon dhe asiston tek të gjithë përdoruesit e sistemit ALBPOS nëpërmjet aksesimit  të të dhënave bazë dhe aplikacionet e posaçme të aksesimit nga interneti në varësi të teknologjisë së aplikuar në sistemet marrëse/ dhënëse.

4.Mirëmban dhe azhornon të gjithë teknologjinë e aplikuar në sistemin qendror dhe në stacionet bazë të sistemit ALBPOS.

5.Përgjegjëse për realizimin dhe mirëmbajtjen në vazhdimësi të pikave EPN ( European Permanent Network) sipas standardeve ndërkombëtare dhe organizmave nderkombëtare përgjegjëse (EUREF).

6. Propozon dhe koordinon punën me sektorin e KRGJSH-së për politikat e investimeve dhe prespektive të sistemit ALBPOS.

Drejtoria e GIS-it Kombëtar dhe Gjeoportalit ka për mision krijimin, administrimin, mirëmbajtjen e Gis-it Kombëtar dhe Gjeoportalit Kombëtar. Eshtë përgjegjëse për krijimin e Akteve ligjore si dhe Standardeve përsa i takon krijimit të Infrastrukturës së Gjeoinformacionit Kombëtar, duke pasur si bazë implementimin e Direktivës së Bashkimit Europian INSPIRE.

a.    Drejtoria e GIS-it Kombëtar dhe Gjeoportalit : Drejton, organizon dhe koordinon veprimtarinë e sektorëve që ka në varësi dhe është përgjegjëse për mirëfunksionimin e tyre.

b.    Përcakton standardet shtetërore dhe rregullat uniforme për krijimin e GIS-it, për secilën temë, dhe për krijimin e GIS-it Kombëtar, në përputhje me standardet europiane përkatëse dhe harton rregullat që lidhen me krijimin, përditësimin, shkëmbimin, aksesin dhe përdorimin e informacionit gjeohapësinor dhe shërbimeve të rrjetit që lidhen me të.

c.    Administron, nëpërmjet Gjeoportalit, informacionin gjeohapësinor të mbledhur, të përpunuar dhe të përditësuar nga autoritetet publike sipas temave përkatëse.

d.    Krijon dhe administron Gjeoportalin Kombëtar dhe garanton aksesin e publikut dhe subjekteve të interesuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

e.    Përgatit draftet e akteve ligjore dhe nënligjore të institucionit sipas problematikave ndërsektoriale.

f.    Inicion dhe organizon grupet e punës për draft _projektet që lidhen me aktivitetin e sektorëve që ajo mbulon në funksion të implementimit të detyrimeve ligjore dhe Direktivës Europiane (INSPIRE) për gjeoinformacionin.

1 . Përcakton prioritetet për mbledhjen, e informacionit gjeohapësinor nga autoritetet publike sipas temave përkatëse.

2. Harton  rregullore për përpunimin  dhe përditësimin e informacionit gjeohapësinor nga autoritetet publike sipas temave përkatëse.

3.Kryen mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e informacionit gjeohapësinor dhe metadatat, nga autoritetet publike sipas temave përkatëse.

4. Identifikon autoritetet publike përgjegjëse  për  krijimin, përpunimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore përkatëse.

5. Merr vendime dhe  përcakton afatet për mbledhjen e të dhënave hartografike sipas standardeve të miratuara dhe depozitimin e tyre pranë ASIG.

6.Mbikqyr zbatimin e kuadrit rregullator të vendosur nga ligji 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të këtij ligji.

7. Siguron, miraton dhe rekomandon aktivitetet e marrjes së nismave që lidhen me informacionin gjeohapësinor në sektorin publik dhe privat.

8. Kujdeset për edukimin dhe rritjen e kapaciteteve të aktorëve të përfshirë në proceset që lidhen me infrastrukturën kombëtare të informacionit gjeohapësinor.

1. Kryen projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e Kornizës Referuese Gjeodezike sipas temave përbërëse të saj, të përcaktuar në ligjin 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë “.

2.Kryen mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e të dhënave gjeodezike për territorin e Republikës së Shqipërisë.

3.Krijon, mbledh dhe përditëson metadatat për këto të dhëna, në përputhje me këtë ligj dhe me rregullat e përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.

4.Krijon dhe përcakton standardet shtetërore dhe rregullat uniforme të infrastrukturës së Kornizës Referuese Gjeodezike.

5. Garanton aksesin e shërbimit tek përdoruesit për qëllim të ushtrimit të funksioneve të tyre publike.

Page 4 of 4