1. Përcakton standardet shtetërore dhe rregullat uniforme për secilën temë në përputhje me standardet europiane përkatëse dhe harton rregullat që lidhen me krijimin, përditësimin, shkëmbimin, aksesin dhe përdorimin e informacionit gjeohapësinor dhe shërbimeve që lidhen me të.

2. Siguron bashkërendimin institucional, ndërveprueshmërinë e grupeve të të dhënave gjeohapësinore si dhe harton rregullat mbi realizimin e tyre.

3. Mbikqyr zbatimin e kuadrit rregullator të vendosur nga ky ligj, aktet nënligjore të dala në zbatim të këtij ligji dhe në përputhje me politikat e zhvillimit të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave, dhe u paraqet autoriteteve përkatëse propozime për ndërhyrjen legjislative që lidhen me to.

4. Ndjek zbatimin e rregullave të tarifimit, afatet e përcaktuara në ligj dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, sipas klasifikimit dhe përkatësisë së tyre në temat e veçanta.

5. Përgatit draftet e akteve ligjore dhe nënligjore të institucionit sipas problematikave ndërsektoriale.