1. Krijon dhe administron Gjeoportalin Kombëtar dhe garanton aksesin e publikut dhe subjekteve të interesuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

2. Administron informacionin gjeohapësinor të mbledhur, të përpunuar dhe të përditësuar nga autoritetet publike sipas temave përkatëse.

3. Krijon dhe zbaton rregulla të hollësishme për krijimin, ruajtjen dhe përditësimin e metadatave specifike për temat e parashikuara në ligjin e funksionimit të ASIG, nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”.

4. Krijon kushte për ruajtjen dhe administrimin e grupeve të të dhënave gjeohapësinore dhe metadatave duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi për bazat e të dhënave shtetërore.