POLITIKA E PRIVATËSISË / MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË ASIG

PERSONAT TË CILËT PËRDORIN SHËRBIMET E ASIG

VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT

SUBJEKTET TË CILËT “NJOFTOJNË” SIPAS LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E ASIG

AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

LIDHJET ME FAQET E TJERA

NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

ANKESA APO PYETJE

SI TË NA KONTAKTONI

POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

 

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur Autoriteti Stetëror për Informacionin Gjeohapësinor (në vijim ASIG), të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

Ankuesit të cilët paraqesin ankesa lidhur me pretendimet e tyre për shkelje të të dhënave personale gjatë përpunimit nga ana e kontrolluesve.

Individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, dhënie konsulence, etj.

Vizitorët në faqen tonë.

Kontrolluesit që njoftojnë në bazë të Ligjit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Kandidatët për punësim dhe punonjësit tanë të tanishëm si dhe ish-punonjësit.

 

PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË ASIG

Kur paraqitet një ankesë nga një person, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga një punonjës përkatës i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur me përmbajtjen e kodit etik të institucionit të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ASIG-ut si dhe me rregulloren për të drejtën e informimit, akt ky i miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ASIG-ut.

Ne përdorim të dhënat personale që mbledhim vetëm për procesin e shqyrtimit të ankesës dhe për të kontrolluar nivelin e shërbimeve që ne ofrojmë. Ne përpilojmë dhe publikojmë statistika duke treguar informacione të tilla si numri i ankesave që marrim, por jo në një formë që të identifikojë ndonjërin prej tyre.

Ne mbajmë të dhëna personale të përfshira në dosjet e ankesave në përputhje me ligjin dhe politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale. Ato mbahen në një mjedis të sigurt dhe aksesi në të është i kufizuar në bazë të parimit “nevoja për të ditur dhe njohur “.

 

PERSONAT TË CILËT PËRDORIN SHËRBIMET E ASIG

Autoriteti Stetëror për Informacionin Gjeohapësinor ofron të dhëna dhe shërbime gjeohapësinore për publikun.

Ne përdorim detaje të të dhënave të ofruara dhe i mbajmë ato me qëllim që të ofrojmë shërbimin ndaj subjektit edhe për rastet e kërkuara nga ky i fundit për qëllime të tjera të lidhura ngushtë me të. P.sh kur ne i përgjigjemi një personi i cili më parë ka kërkuar informacion mbi kryerjen e një teme diplome, ne mund të përdorim të dhënat e tij për të testuar nëse personi apo personat janë të kënaqur me nivelin e shërbimit që ata morën. Kur personat regjistrohen për të marrë shërbime nga ASIG, ata mund të revokojnë regjistrimin e tyre në çdo kohë dhe për të arritur këtë, i ofrohet një mënyrë mjaft e lehtë.