Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës ”  i ndryshuar, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) shpall konkurrimin për 3 (tre) vende të lira pune në pozicionet:

 

Në sektorin e Shërbimeve Mbështetëse;

1.EKONOMIST

2.JURIST

3.EKSPERT I  MARDHËNIEVE ME PUBLIKUN


Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme që parashikon ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës ”  i ndryshuar .


KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

EKONOMISTI

DETYRAT

1.      Menaxhon fondet për institucionin, duke siguruar përdorimin me efektivitet dhe në perputhje me legjislacionin në fuqi për fondet publike dhe veçanërisht me ligjin  nr.  10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” dhe ligjin nr. 8379, datë 29.07.1998, “Per hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërise”.

2.      Harton planin buxhetor afatmesëm për programim planifikim, menaxhim dhe administrim.

3.      Përgatit dhe dërgon deklaratën e objektivave të politikës, objekteve, produkteve dhe aktiviteteve të planifikuara në programin për PBA-në si dhe kostimin e produkteve dhe monitorimin e tyre, për këtë program.

4.      Detajon fondet buxhetore të miratuara me ligj për institucionin dhe harton përmbledhësen e detajimit të shpenzimeve korente e kapitale.

EDUKIMI

1.      Diplomuar për Ekonomi.

2.      Master ose ekuilivalent në ekonomi.

EKSPERIENCA

1.      Kandidati duhet të ketë  2-vjet eksperience në Administratën Publike.

2.      Kandidati duhet të ketë eksperiencë në hartimin e pjesës financciare të dokumentacionit që do të përgatitet për tenderimet e ndryshme dhe në vlerësimin e ofertave.

3.      Kandidati duhet të ketë eksperiencë në përllogaritje të tarifave dhe çmimeve që do të vendosë ASIG për shërbimet që do ofrojë nëpërmjet “Gjeoportali Kombëtar“.

JURISTI

DETYRAT

1.      Përgjigjet për ruajtjen e ligjshmërisë në gjithë aktivitetin e ASIG.

2.      Në bashkëpunim me sektorët e specializuar formaton të gjitha aktet nënligjore që propozohen nga ASIG në zbatim të ligjit nr. 72/2012 duke pasur në konsideratë përputhshmërinë e tyre me ligjet e BE.

EDUKIMI

1.      Diplomuar për Drejtësi. Studimet të kryera jashtë vendit do të kenë prioritet.

2.      Master ose ekuilivalent në fushat e mësipërme.

EKSPERIENCA

1.      Kandidati duhet të ketë jo më pak se 2 vjet përvojë në ushtrimin e profesionit në Administratën Publike.

2.      Kandidati duhet të ketë eksperiencën e nevojshme për të përgatitur procedurat për zbatimin e akteve nënligjore apo akteve të brendëshme administrative të institucionit.

NJOHURI

1.      Të njohë në detaje kuadrin ligjor dhe nënligjor që lidhet me infrastrukturën kombëtare të informacionit gjeohapësinor, komunikimin elektronik dhe me funksionimin ligjor të ASIG si dhe legjislacionin shqiptar në përgjithësi.

2.      Të njohë kërkesat e legjislacionit të  BE  që lidhen me gjeoinformacionin në kuadrin e integrimit të vendit në BE.

3.      Të njohë mirë gjuhën angleze. (Njohuri të gjuhëve të tjera prioritet)
 

EKSPERT I MARDHËNIEVE ME PUBLIKUN

DETYRAT

1.      Përgjigjet për mardhëniet me publikun.

2.      Në bashkëpunim me sektorët e specializuar administron gjithë dokumentacionin që lidhet me ASIG.

EDUKIMI

1.      Diplomuar për Shkencat e Komunikimit .

2.      Master ose ekuilivalent në fushat e mësipërme.

EKSPERIENCA

1.      Kandidati duhet të ketë jo më pak se 2 vjet përvojë në ushtrimin e profesionit në Administratën Publike.

2.      Kandidati duhet të ketë eksperiencën e nevojshme për të suportuar aktivitetin e ASIG sa i takon mardhënieve me publikun.

NJOHURI

1.      Të njohë në detaje kuadrin ligjor dhe nënligjor që lidhet me komunikimin me publikun

2.      Të njohë mirë gjuhën angleze. (Njohuri të gjuhëve të tjera prioritet)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 17.2.2014, pranë Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor në adresën: Këshilli i Ministrave, Blv"Dëshmorët e Kombit", Nr.1, 1000, Tiranë ose në adresën e e-mailit This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  këto dokumenta:

1.Kërkesë për aplikim;

2.CV;

3.Fotokopje të diplomës dhe librezës së notave;

4.Fotokopje të librezës së punës;

5.Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

6.Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

8.Të paktën një letër rekomandimi;

9.Një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqendrimit.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).