Te nderuar perdorues !

Ju bejme me dije se qe prej dates 13.01.2016 sistemi ALBPOS ka rifilluar funksionimin e tij, gjithashtu dhe web faqa zyrtare e tij albpos.net .

Per zhvillime te metejshme do te mbetemi ne kontakt!

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito nënshkroi sot, marrëveshjen për ndihmën prej 1.2 milion euro, të ofruar nga qeveria Norvegjeze, për krijimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeohapësinore (National Spatial Data Infrastructure, NSDI-së).

Kjo marrëveshje do të mundësojë së pari, ngritjen e Autoritetit Shqiptar të Infrastrukturës Gjeohapësinore si institucioni përgjegjës për implementimin e  direktives INSPIRE; Ndërtimin e Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH-2010) si referencë e standardeve europiane për “GIS-in Kombëtar”; Ndërtimin e “Gjeoportalit Kombëtar”, nëpërmjet të cilit do aksesohen të dhënat gjeohapësinore dhe shërbimet e lidhura me këto të dhëna.