Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito nënshkroi sot, marrëveshjen për ndihmën prej 1.2 milion euro, të ofruar nga qeveria Norvegjeze, për krijimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeohapësinore (National Spatial Data Infrastructure, NSDI-së).

Kjo marrëveshje do të mundësojë së pari, ngritjen e Autoritetit Shqiptar të Infrastrukturës Gjeohapësinore si institucioni përgjegjës për implementimin e  direktives INSPIRE; Ndërtimin e Kornizës Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH-2010) si referencë e standardeve europiane për “GIS-in Kombëtar”; Ndërtimin e “Gjeoportalit Kombëtar”, nëpërmjet të cilit do aksesohen të dhënat gjeohapësinore dhe shërbimet e lidhura me këto të dhëna.

NJOFTIM

“Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor - ASIG referuar ligjit 72/2012, krijon dhe administron Gjeoportalin Kombëtar dhe garanton aksesin e publikut dhe subjekteve të interesuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji.”

Në kuadër të këtij detyrimi ligjor,  ASIG ka publikuar Gjeoportalin Kombëtar i cili është një hap shumë i rëndësishëm në krijimin e infrastrukturës së të dhënave gjeohapësinore dhe do i mundësojë publikut dhe përdoruesve të këtyre të dhënave,

Page 3 of 3