Znj. Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike, vizitoi zyrat e ALUIZNI-it në Lezhë, ku vuri në dukje se përdorimi i Hartës Unike Dixhitale 

ka rritur numrin e lejeve të legalizimit.

Falë përdorimit të kesaj harte dhe investimeve të qeverisë, nga 1300 legalizime në 7 vjet që janë bërë  para vitit 2013,kanë arritur të bëhen mbi 4000 legalizime në 2 vjet.

Ajo evidentoi rëndësinë e dixhitalizimit të të dhënave shtetërore dhe hapjen e tyre për publikun në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, rëndësinë e hartës unike dixhitale në zgjidhjen e problemeve të akumuluara dhe shërbimeve të shpejta e cilësore ndaj qytetarit.

Z. Lorenc Çala, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor vuri në dukje rolin e  informacionit gjeohapësinor bazuar në standardet europiane dhe të përditësuar, për të ndihmuar qeverinë në vendimmarrje të drejta në funksion të publikut. Si dhe rolin e gjeoinformacionit në zgjidhjen e problemeve të akumuluara të Shtetit Shqiptar në fushën e pronësisë.