Në datat17-19 Nëntor 2015 , në kuadër të projektit “Impuls” që sponsorizohet nga agjencia “SIDA” e Qeverisë Suedeze u  zhvillua  Workshop për Grupet e Punës 2,3,4 dhe 5 në Tiranë, që kishte  për qëllim ngritjen profesionale të stafeve që merren me të dhënat gjeohapësinore në vendet e Rajonit të Ballkanit Perëndimor.  Nëpërmjet projektit Impuls, KE do të monitorojë implementimin e Direktivës INSPIRE në vendet e rajonit të Ballkanit dhe do të asistojë njëkohësisht me eksperincën e saj nëpërmjet  Agjencisë Suedeze  “Lantmateriet” (Mapping , Cadaster and Property Registration Authority) dhe “State Geodesy Authority”  i Kroacisë, Agjencitë e këtyre vendeve.

</>Shiko Foto Galerinë

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) është i impenjuar seriozisht në krijimin e një infrastrukture kombëtare të gjeoinformacionit (NSDI) bazuar në direktivën INSPIRE të bashkimit europian.Në funksion të kësaj është krijuar grupi i përbashkët ASIG dhe Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujrave me objektiv krijimin e standardeve dhe strukturës së të dhënave hidrografike si një nga temat kryesore të kësaj direktive.Mbi bazën e rezultateve dhe të kësaj eksperience do të trajtohen dhe temat e tjera që përfshihen nga anekset e kësaj direktive.
</>Shiko Foto Galerinë

Workshop me temë: "Përgatitjen e Strategic Biznes Plan të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor(ASIG)", organizuar nga kompania Magnum Opus Group (MOG) përgjegjëse për përgatitjen e SBP 5 vjecar të ASIG. Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues nga Autoriteti Hartografik Norvegjez (Kartverket) si donatorë të projektit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeohapësinore dhe përfaqesues nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG).
</>Shiko Foto Galerinë