Lufta ndaj korrupsionit është një nga 5 prioritetet kyçe dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me vendin tonë. Në kuadër të masave që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për të luftuar në mënyrë efikase korrupsionin, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, ka hartuar Planin e Veprimit Kundër Korrupsionit 2018-2020. Ky plan pasqyron objektivat dhe masat që ASIG synon të realizojë në kuadër të politikave për forcimin e luftës ndaj korrupsionit.

Plani i veprimit kundër korrupsionit 2018-2020.