Një nga përgjegjësitë themelore të ASIG është krijimi dhe administrimi Gjeoportalit Kombëtar si dhe garantimi i aksesit të publikut dhe subjekteve të intersuara në përputhje  me dispozitat e ligjit 72/2012. Ky Gjeoportal është një hap shumë i rëndësishëm në kuadër të Qeverisjes të Hapur (OGP), që në thelb ka politikën e të dhënave të hapura për qytetarët, duke u ofruar shërbime larg burokracisë dhe afër cilësisë. Gjeoportali Kombëtar do të shërbejë për bashkëpunim ndërinstitucional në kuadër të eficiencës në shërbim të qytetarit.

 

Duke qenë  një nga prioritetet e qeverisë shqiptare,  referuar edhe kuadrit ligjor rregullues i cili tashmë është plotësuar edhe me amendimet që u bënë së fundmi, fokusi do të jetë zhvillimi i këtyre shërbimeve online.Në këtë kuadër ASIG ka organizuar disa aktivitete si më poshtë:

       

          27.10.2016    -   Mbledhje BIG

          10.11.2016    -   Takim pranë ALUIZNI-t Lezhë mbi përdorimin e Hartës Unike Dixhitale në procesin e LEGALIZIMEVE

          08.02.2017    -   Workshop Metadata dhe cilësia e të dhënave

          09.02.2017    -   Workshop Metadata dhe cilësia e të dhënave

          22.02.2017    -   Nënshkrimi i marrëveshjes me JICA për kadastrën dixhitale

          09.03.2017    -   Mbledhje BIG

          21.03.2017     Takim me flotën detare të Durrësit.Krijohet infrastruktura e hartave dixhitale detare! Bazë për zhvillim e porteve

                                    dhe turizmit detar si çdo vend i  Mesdheut dhe për  të patur kufij detarë të saktë.  

          05.04.2017     ASIG merr pjesë në Konferencën e 8-të Infocom World Albania

          12.04.2017    -   Takim mbi  Përdorimin e Gjeoportalit Kombëtar në Bashkinë Durrës.

          24.05.2017    -   Mbledhje BIG

          15.05.2017    -  Prezantimi I Gjeoportalit të ri Kombëtar

          14.06.2017    -  CLOSING EVENT  Në kuadër të mbylljes me sukses të projektit të bashkëpunimit mes Qeverisë Norvegjeze

                                   dhe asaj Shqiptare në lidhje me  krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në 

                                   Republiken e Shqipërisë