Në kuadër të prezantimit të teknikave të reja për krijimin e të dhënave gjeohapësinore për CORINE 2017-2018, u mbajt në datat 22-23 Maj 2018, në Hotel Diplomat 2 Tiranë, një workshop nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), në bashkëpunim me Europian Environmetal Agency (EEA) i titulluar “Copernicus Land - Komponenti Pan-Evropian - CLC2018”.

ASIG u përfaqësua në këtë workshop nga Z.Mikel Millja përgjegjës i sektorit të Standardeve të Gjeoinformacionit i cili sipas axhendës mbajti një prezantim mbi: Funksionin, qëllimin dhe objektivat e ASIG.

Bashkëpunimin ndërmjet ASIG dhe AKM për krijimin e standardit me temë: Mbulesa e tokës.