http://www.asig.gov.al/images/joomgallery/originals/mbledhja_e_bordit_big/mbledhje5.jpgMë datë 19.12.2014, u organizua mbledhja e BIG-ut me pjesëmarrjen e shumicës së anëtarëve të Bordit të Informacionit Gjeohapësinor - BIG . Mbledhja drejtohet nga Ministri i Shtetit për Inovacion dhe Administratën Publike, Znj.Milena Harito.

Rendi i ditës ishte prezantimi dhe vlerësimi i situatës ekzistuese të sistemit për informacionin gjeohapësinor, në kuadër të konsulencës që mundësohet nga Statens Karterk për realizimin e Biznes Planit Strategjik për ASIG nga konsulenti “MOG”.

Drejtori i Përgjithshëm i ASIG, Z.Çala parashtroi një informacion përmbledhës lidhur me punën dhe aktivitetin e ASIG gjatë vitit 2014, duke renditur disa nga arritjet më të rëndësishme: 1. Krijimi i Gjeoportalit për shkëmbimin e të dhënave gjeohapësionore, i cili aksesohet në adresën http://geoportal.asig.gov.al. 2. Hartimi i projektit të fotografimit ajror të territorit të Republikës së Shqipërisë + Skanimin LIDAR, financuar nga Qeveria Shqiptare me një vlerë rreth 3 milion euro. 3. Skanimi i sipërfaqes detare nëpërmjet një projekti midis IGJU dhe Statens Kartvekt, me vlerë 1.2 milion euro. 4. Hartimi i projektit për rikonceptimin e kurikulës së degës së gjeodezisë pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. 5. Krijimi për herë të parë i VKM-së të fondit fizik për kompensimin nga AKKP, i hartëzuar për 23 200 ha, 23 400 rekorde dhe poligone. 6. Hartimi i Biznes Planit Strategjik të ASIG, nga konsulenti “MOG”. 7. Hartimi i projekteve teknike për ndërtimin e KRGJSH-së. Ministrja Znj. Milena Harito, falënderoi bashkëpunimin institucional për realizimin e projektit të fotografimit ajror të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë e Gjeoportalit, si një portal që ofron informacion të rëndësishëm për palët e interesuara. Nga përfaqësuesi i kompanisë “MOG”, Z. Dritan Agolli, u bë Prezantimi i Biznes Planit Strategjik për ASIG nëpërmjet një analize të detajuar të situatës ekzistuese dhe njëkohësisht parashikimet në vazhdim. Projekti i paraqitur është i ndarë në 4 faza: 1. Planifikimi – konceptimi i Projektit 2. Vlerësimi i situatës ekzistuese 3. Prespektivat dhe objektivat kyçe të BPS 4. Plani i menaxhimit dhe veprimit. Çdo fazë u shoqërua me një prezantim të detajuar nga konsulenti. Anëtarët pjesëmarrës bënë komente pozitive mbi prezantimin dhe rëndësinë e Biznes Planit Strategjik për ASIG dhe sugjerime lidhur me bashkëpunimin e mëtëjshëm ndërinstitucional.