Bazuar në nevojat dhe kërkesat e shumë autoriteteve publike të cilat i janë  njohur si aktorë për përdorimin dhe përditësimin e tematikave të informacionit gjeohapësinore, ASIG propozoi një fotografim të ri ajror i cili do të shërbejë si hartë-bazë e unifikuar për të gjithë Territorin Shqiptar.Qeveria Shqiptare me  vendim të K.ZH.T. Nr.14, datë 23.9.2014, botuar në fletore zyrtare nr.147/2014 me titull “Krijimi I Sistemit të të dhënave Gjeohapësinore” faza e parë, mori vendimin për realizimin e këtij projekti duke e finacur këtë projekt.

 

Fotografimi Ajror, do të jetë padyshim i dobishëm për njohjen e gjendjes aktuale të veçorive gjeografike shqiptare dhe formulimin e planeve kombëtare lidhur me territorin. Përveç kësaj, është e mundur të kryhen kërkime shkencore dhe të analizohen situata të rëndësishme, duke krahasuar ortofoton ekzistuese të vitit 2007 dhe ato të zhvilluara rishtazi në vitin 2015,

Një nga Prioritetet dhe  projektet më të rëndësishme të ASIG  është implementimi  I KRGJSH-2010.

 

"Korniza Referuese Gjeodezike" apo shkurt KRGJSH, ashtu sikurse është përcaktuar në ligjin nr. 72/2012, Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor”, është baza mbi të cilën mbështetet përcaktimi unik tredimensional i pozicionit të një pike në tokë dhe përbëhet nga:

 

 a) Parametrat themelorë gjeodezikë;

 b) Sistemi i koordinatave gjeodezike;

 c) Sistemi i lartësive;

 ç) Sistemi i koordinatave në plan, i cili mbështetet te koordinatat gjeodezike dhe në projeksionin hartografik;

 d) Rrjeti gravimetrik;

 dh) Sistemi i emërtesave.

 

Implementimi  I KRGJSH do të garantojë një referencë hapësinore unike e cila do të mundësojë  realizimin e sistemeve ndërvepruese të gjeoinformacionit,  të cilat nga ana e tyre do të mundësojnë mbledhjen, ruajtjen, përditësimin dhe përdorimin e informacionit me standarte europiane aq të nevojshëm për vendimmarrje në nivel qendror, lokal si dhe në nivel  biznesi.

Page 2 of 2