Fotografimi ajror i terrenit është baza gjeografike në kuadër të krijimit të planeve të qëndrueshëm të zhvillimit, të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të infrastrukturës sociale dhe standardit të jetesës. Për zbatimin e planeve të zhvillimit, studimin e fizibilitetit dhe projektet e detajuara, si dhe ruajtjen e mjedisit, informacioni i përditësuar gjeohapësinor është shtylla kryesore e këtij procesi.

Fotografimi Ajror Dixhital, i cili do të prodhohet nga projekti i financuar nga Qeveria Shqiptare në kuadër të projektit “Krijimi i infrastrukturës kombëtare të të dhënave hapësinore në Republikën e Shqipërisë”, do të jetë padyshim informacioni kryesor për krijimin e një harte të re të unifikuar të Republikës së Shqipërisë, e cila është domosdoshmëri për krijimin e informacionit topografik për shume institucione shqiptare si: Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ALUIZNI, Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit si dhe cdo njësi e qeverisjes vendore.

Produkti i marë nga ky fotografim ajror është me cilësori i aritur deri më tani në shqipëri dhe nga më të avancuarit në realizimet në nivel kombëtar, krahësuar me ekperiencat ndërkombëtare, pasi janë përdorur teknologji të avancuara si ‘LiDAR technologies’.

Përdorimi i kësaj teknologjie ka mundësuar prodhimin e një DTM dhe DSM kualitative, të rezolucioneve të larta të terenit (5 pika/m2 për zona urbane (sip.1028 km2); 2 pika /m2 në zona fushore (sip.10340km2) dhe deri në 1pike/m2 në zonat malore (Sip.17380km2), që më pas janë mbështetur për prodhimin e orotofotos cilësore sipas rezolucioneve të zonave të përcaktuara në specifikime teknike. Deri më tani është mbuluar 83% e teritorit me fotografim ajror.

Tashmë këto produke janë të aksesueshme per publikun dhe cdo subjekti të interesuar si shërbime nëpërmjet Gjeoportalit Kombëtar të ASIG http://geoportal.asig.gov.al/InfoandServices.aspx?lang=AL .