1. Përcakton standardet shtetërore dhe rregullat për krijimin e sistemeve GIS- Lokal dhe GIS-it Kombëtar, në përputhje me standardet europiane përkatëse.

2. Harton rregullat që lidhen me krijimin, përditësimin, shkëmbimin, aksesin dhe përdorimin e informacionit gjeohapësinor dhe shërbimeve që lidhen me të.

3. Është përgjegjës për depozitimin e sistemeve të informacionit gjeografik të krijuar nga Autoritetet Shtetërore.

4. Miraton/ refuzon përfshirjen e tyre në GIS-in Kombëtar si dhe u komunikohet me shkrim autoriteteve publike përgjegjëse brenda afateve ligjore të marrjes së vendimit.