1- Drejtoria e GIS-it Kombëtar dhe Gjeoportalit realizon këto detyra kryesore:

a) Drejton, organizon dhe koordinon veprimtarinë e sektorëve që ka në varësi dhe është përgjegjëse për mirëfunksionimin e tyre; 

b) Harton dhe implementon standardet shtetërore dhe rregullat uniforme për krijimin e GIS-it, për secilën temë, dhe për krijimin e GIS-it Kombëtar, në         përputhje me standardet evropiane përkatëse dhe harton rregullat që lidhen me krijimin, përditësimin, shkëmbimin, aksesin dhe përdorimin e informacionit gjeohapësinor dhe shërbimeve të rrjetit që lidhen me të; 

c) Krijon dhe administron Gjeoportalin Kombëtar dhe garanton aksesin e publikut dhe subjekteve të interesuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji; 

d) Administron, nëpërmjet Gjeoportalit Kombëtar, informacionin gjeohapësinor të mbledhur, të përpunuar dhe të përditësuar nga autoritetet publike sipas temave përkatëse;

e) Përgatit draftet e akteve ligjore dhe nënligjore të institucionit sipas problematikave ndërsektoriale;

f) Inicion dhe organizon grupet e punës për draft projektet që lidhen me aktivitetin e sektorëve që ajo mbulon në funksion të implementimit të detyrimeve ligjore dhe Direktivës evropiane (INSPIRE) për gjeoinformacionin.

 

2- Sektorët në përbërje të Drejtorisë së GIS-it Kombëtar dhe Gjeoportalit:

 a) Sektori i GIS-it Kombëtar;

b) Sektori i Gjeoportalit Kombëtar; 

c) Sektori i Koordinimit;

d) Sektori i Standardeve të Gjeoinformacionit.