1. Përgatit dhe mirëmban Infrastrukturën e GNSS me qëllim të ofrojë për përdoruesit të dhënat  fillestare që nevojiten gjatë përdorimit të metodave GPS të pozicionimit global, në kohë reale REAL TIME (RT) apo pas procesit të matjeve POST PROCESSING (PP).

2. Zbaton me korrektësi vendimet e qeverisë dhe udhëzimet/ manualet teknike për funksionimin e sistemit ALBPOS në lidhje me ruajtjen e të dhënave, saktësinë dhe metodologjinë e llogaritjes së pikave të sistemit.

3. Monitoron, identifikon dhe asiston tek të gjithë përdoruesit e sistemit ALBPOS nëpërmjet aksesimit  të të dhënave bazë dhe aplikacionet e posaçme të aksesimit nga interneti në varësi të teknologjisë së aplikuar në sistemet marrëse/ dhënëse.

4.Mirëmban dhe azhornon të gjithë teknologjinë e aplikuar në sistemin qendror dhe në stacionet bazë të sistemit ALBPOS.

5.Përgjegjëse për realizimin dhe mirëmbajtjen në vazhdimësi të pikave EPN ( European Permanent Network) sipas standardeve ndërkombëtare dhe organizmave nderkombëtare përgjegjëse (EUREF).

6. Propozon dhe koordinon punën me sektorin e KRGJSH-së për politikat e investimeve dhe prespektive të sistemit ALBPOS.

Drejtoria e GIS-it Kombëtar dhe Gjeoportalit ka për mision krijimin, administrimin, mirëmbajtjen e Gis-it Kombëtar dhe Gjeoportalit Kombëtar. Eshtë përgjegjëse për krijimin e Akteve ligjore si dhe Standardeve përsa i takon krijimit të Infrastrukturës së Gjeoinformacionit Kombëtar, duke pasur si bazë implementimin e Direktivës së Bashkimit Europian INSPIRE.

a.    Drejtoria e GIS-it Kombëtar dhe Gjeoportalit : Drejton, organizon dhe koordinon veprimtarinë e sektorëve që ka në varësi dhe është përgjegjëse për mirëfunksionimin e tyre.

b.    Përcakton standardet shtetërore dhe rregullat uniforme për krijimin e GIS-it, për secilën temë, dhe për krijimin e GIS-it Kombëtar, në përputhje me standardet europiane përkatëse dhe harton rregullat që lidhen me krijimin, përditësimin, shkëmbimin, aksesin dhe përdorimin e informacionit gjeohapësinor dhe shërbimeve të rrjetit që lidhen me të.

c.    Administron, nëpërmjet Gjeoportalit, informacionin gjeohapësinor të mbledhur, të përpunuar dhe të përditësuar nga autoritetet publike sipas temave përkatëse.

d.    Krijon dhe administron Gjeoportalin Kombëtar dhe garanton aksesin e publikut dhe subjekteve të interesuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

e.    Përgatit draftet e akteve ligjore dhe nënligjore të institucionit sipas problematikave ndërsektoriale.

f.    Inicion dhe organizon grupet e punës për draft _projektet që lidhen me aktivitetin e sektorëve që ajo mbulon në funksion të implementimit të detyrimeve ligjore dhe Direktivës Europiane (INSPIRE) për gjeoinformacionin.