Drejtoria e Gjeodezisë dhe Hartografisë ka për mision, sigurimin e mbarëvajtjes së procesit të implementimit e krijimit të metadatave që lidhen me temat përkatëse sipas sektorëve të përcaktuara në ligjin organik të funksionimit të ASIG , për implementimin e standardeve zyrtare të punimeve që meren në dorëzim nga Autoritetet Shtetërore dhe cdo përgjegjësie që buron nga zbatimi i ligjit nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë" .

 

1-Drejtoria e Gjeodezisë dhe Hartografisë

a. Drejton, organizon dhe koordinon veprimtarinë e sektorëve që ka në varësi dhe është përgjegjëse për mirëfunksionimin e tyre.

b. Drejton dhe organizon punën për implementimin e krijimit të metadatave që lidhen me temat përkatëse sipas sektorëve, të përcaktuara në ligjin organik të funksionimit të ASIG.

c. Inicion dhe bashkëpunon për përgatitjen e draft-akteve nënligjore që lidhen me aktivitetin e sektorëve të varësisë së drejtorisë.

d. Bën miratimin ose refuzimin e punimeve të kryera nga autoritetet e tjera publike, konform parashikimeve të ligjit nr.72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë".

e. Inicion dhe organizon grupet e punës për draft _projektet që lidhen me aktivitetin e sektorëve që ajo mbulon në funksion të implementimit të detyrimeve ligjore dhe Direktivës Europiane (INSPIRE) për gjeoinformacionin.

f. Ndjek në vazhdimësi marrëdhëniet me partnerë të huaj, koordinon punën me donatorë dhe zbaton urdhërat/porositë e Drejtorit të Përgjithshëm mbi prioritetet e bashkëpunimit ndërkombëtar, sipas specifikave të sektorëve të varësisë.