Z.Lorenc Çala ka lindur më 06.02.1984 Elbasan. Është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 2009 (Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit) me titullin Inxhinier Gjeodet.

Eksperiencën në administratën publike e Z.Çala ka nisur si specialist pranë Sektorit të GIS & IT, në Drejtorinë Qendrore të “ALUIZNI-t gjatë vititeve 2006-2010 dhe Përgjegjës pranë Sektorit të GIS & IT, në Drejtorinë Qendrore të “ALUIZNI-t” gjatë viteve 2010-2012.

Prej vitit 2011, Z. Çala është pedagog në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në fushën e Remote Sensing. Z. Çala ka marrë pjesë dhe është certifikuar në trajnime të zhvilluara nga kompani eksperte në fushën e gjeodezisë brenda dhe jashtë vendit. Që nga viti 2014 mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.Gjithashtu Z. Çala ka një eksperience të gjere nga viti 2003 deri në vitin 2014 në fushën e GIS si Ekspert në projekte dhe programe të ndryshme.

Z.Lorenc Çala zotëron shumë mirë gjuhët Angleze dhe Turke.